Pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit, këtë fundjavë Parku Kombëtar Divjakë Karavasta është frekuentuar nga grupe turistësh vendas, nxënës shkollash por edhe turistë nga Evropa Perëndimore. Tashmë ky park,ku ndërthuret pylli me pisha, Gropa e Gjenerukës dhe laguna është futur në guidat turistike ndërkombëtare. Ngjitja në kullën 360 gradë u krijon vizitorëve mundësinë për të parë jo vetëm parkun dhe lagunën, por edhe Durrësin në veri e ishullin e Sazanit e Karaburunin në jug. Vitorët vendas e të huaj me mjaft interes shohin nga afër edhe emblemën e parkut dhe lagunës, Pelikanin Kaçurrel. Një risi është dhe shtimi i kolonisë së flamingove që vite me parë hynin tek shpendët migratore, por prej disa vitesh janë banorë të përhershëm të lagunës.

Gentian Aga, njëri prej guidave turistike që tashmë e kanë kthyer Parku Kombëtar Divjakë Karavasta në destinacion të rëndësishëm e të përhershëm të turistëve nga e gjithë Europa që vizitojnë vendin tonë shprehet se këtë vit turistët kanë nisur më herët e më të shumtë në numër ardhjen në Shqipëri

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”KQPlitVMXWQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *