Parku Kombëtar i Divjakës në 1 Maj ka pritur vizitorë të shumtë. Ajri i freskët, natyra e virgjër dhe kulinaria cilësore e zonës kanë tërhequr qindra vizitorë. Divjaka është kthyer në një destinacion të cilin e kërkojnë që nga moshat e vogla që luajnë gëzueshëm në natyrën e bukur e deri tek moshat e mëdha.
Nuk kanë munguar edhe piknikët që kanë organizuar familjarë të shumtë. Kulmi i vizitave ka qenë në qendrën e vizitorëve dhe në kullën 360gradë me vizitorë nga Shqipëria e Mesme, zonat përreth dhe turistë të shumtë.
Divjaka është kthyer në një atraksion gjithëvjetor për vizitorët.