Parku Kombëtar Divjakë ka qënë këto ditë një destinacion i frekuentuar turistik jo vetëm nga vendasit por edhe nga të huajt. Grupe dhe kolektive nga qytete të ndryshme zgjedhin këtë vend me bukuri natyrore për të kaluar kohë mes natyrës dhe larg zhurmës së qyteteve. Gjithashtu nuk mungojnë edhe vizitorët e huaj që tërhiqen nga bukuritë e lagunës dhe detit. Këta dy turistë spanjollë kanë ardhur në Shqipëri nga Stambolli dhe janë të kënaqur që rastësia i solli këtu.
Turisti 1 “Është hera e parë që ne vijmë këtu dhe dje kemi ardhur në Shqipëri. Është një vend i qetë, i këndshëm. Dje Tirana ishte mirë dhe sot ne jemi këtu në natyrë dhe është shumë mirë. Më pas do të vizitojmë edhe qytete të tjera, bregdetin, vende arkeologjike”.
Turisti 2 “Në Shqipëri kemi ardhur rastësisht, pasi ishim në Stamboll dhe po kërkonim një vend interesant jo shumë larg Stambollit para se të kthehemi në Spanjë, se ne jemi nga Spanja. Këtu më pëlqejnë pelikanët, natyra, laguna, qetësia. Mendoj se është një vend i mrekullueshëm”.
Përveç bukurisë së Parkut Kombëtar edhe kulinaria e lokaleve të zonës është shumë e pëlqyer nga vizitorët, të cilët shpesh herë preferojnë ta konsumojnë drekën në natyrë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”H0Hq2QNgJJ8″]
