Dhuna në familje është një fenomen shqetësues në shoqërinë tonë. Një 26-vjeçare nga fshati Dukas i Patosit është dhunuar nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar duke tentuar për ta vrarë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë pas denoncimit të 26-vjeçares, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën. Shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarjen kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.