Prej 4 vitesh Klodist  Xhulaj, nga fshati Peshtan në Fier, qëndron i paralizuar në shtrat pa asnjë mundësi shërimi. Teksa vilte ullinj humbi kontrollin, dhe ra nga lartësia  duke pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. 34 – vjecari tregon se jeta e tij mori sa hap e mbyll sytë një kthesë tjetër mes vuajtjeve dhe sakrificave të mëdha jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij.

Ndërkohë e gjithë barra bie mbi shpatullat e Brikenës, bashkëshortes së Klodistit, e cila u përball me fatkeqësinë e papritur vetëm pas një viti martesë, kur sapo kishte sjellë në jetë djalin e tyre të vetëm.

Njëzëri apeli për t’u ndihmuar me një banesë sociale vjen edhe nga nëna e 34- vjecarit , Zonja Xhulaj e cila thotë se shpërngulja në Fier është jetike për djalin e saj të paralizuar.

Edhe pse jeta në shtrat, është tepër e vështirë për Klodistin, sërish i gëzohet faktit që është ende gjallë dhe mund të shohë djalin e vogël teksa rritet para syve të tij dhe t’i gëzohet jetës edhe në këto kushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds