Don Mark Tusha i Kishës Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, Lushnjë ndau një mesazh shprese me besimtarët katolikë duke i uruar Pashkë të mbushura me dashuri, paqe dhe bekime.
“Krishti u ngjall” dhe “Paqja qoftë me ju”, uron ai duke treguar se kjo nuk është vetëm një urim por dhurata e Pashkës në mënyrën më të plotë, pasi në një kohë që bota duket e mbushur me luftra, tensione dhe dhunë, paqja duhet të mbizotërojë mbi çdo formë përçarjeje.
Pashka katolike që është një nga festat më të rëndësishme të kishës katolike do të festohen nesër me kremtimin e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit ndodhur tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Në Shqipëri festohen rregullisht dy Pashkë, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse zakonisht në data të ndryshme, sepse bazohen në kalendarë të ndryshëm (Gregorian dhe Julian).
