Kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit që vjen do të aplikohet ‘Paqja Fiskale’. Në një takim me komunitetin e biznesit, kreu i qeverisë shqiptare theksi se me këtë paketë të re synohet garantimi i një kuadri më të drejtë fiskal për procesin e integrimit europian. Ai foli për ulje të tatim mbi fitimin.
“Paqja Fiskale është një zotim i yni nga fushata elektoral, sot është ligj pavarësisht di debateve të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme. Sot jemi në kushtet që duke nisur nga janari mund të zbatojmë këtë nismë. Është një nismë për të ndërtuar një ura të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona, ka lindur në Romën e Vjetër dhe është instrument i përdorur prej mijëra vjetësh. Është një instrument që i jep mundësi sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributor, që të rishohin pasqyrat fiskale,. U jep mundësi të korrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara e duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin se ai që paguhet rregullisht. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5 për qind”, tha ai.
