Panairi i librit me autorë lushnjarë u mbajt sot  në orën 09:30 në ambientet e Bibliotekës, organizuar nga Lidhja e shkrimtarëve të qytetit në bashkëpunim me Bibliotekën dhe Bashkinë.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, disa nga shkrimtarët lushnjarë si Sheqere Sina, Kozma Gjini,  Valter Dauti, Andrea Liko, Niko Ferro dhe të rinj. Panairi ishte konceptuar në formën e bashkëbisedimit të të rinjve me shkrimtarët lushnjarë, pasi qëllimi i tij është që të nxisë lexuesin sidomos moshat e reja t’i kushtojnë më shumë vëmendje librit, u shpreh Kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve të qytetit Kozma Gjini.

Aktiviteti i sotëm është edhe për të nxitur krijimtarinë artistike të brezave të rinj për të dhënë më të mirën në shkolla në jetë dhe kudo, tha shkrimtari Valter Dauti.

Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa siguroi të rinjtë se mbështetja e saj do të vazhdoj për organizimin e aktiviteteve  të tilla ku të rinjtë e Lushnjës të njohin shkrimtarët vendas dhe veprat e tyre.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”zQaaEjGDlW0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *