Panairi i Bujqësisë për të tretin vit radhazi do të bëhet në Lushnjë për tre ditë nga data 24-26 prill, në sheshin qendror para Bashkisë. Numri i kompanive pjesëmarrëse në panair jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni është rritur këtë vit, pasi e kanë kuptuar që bujqësia ndodhet në Lushnjë dhe qëllimi i tyre është të lidhin kontrata me fermerët jo vetëm lushnjarë, thotë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Këto evente ndihmojnë në ekonominë lokale, thekson Kryetarja Sefa duke treguar rolin e panairit në ekonominë e Lushnjës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”xsZv2bv1YUg”]
