“Ka dy aspekte. Së pari ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka jashtëzakonisht të rëndësishme. Në lidhje me pagat, dua të them një të vërtetë. Asnjë diskutim se piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij, përveç se ndërmarrjet ekonomike publike. Në këtë kontekst, në pamje të parë gjykata nuk ka asnjë lidhje. Por nëqoftëse ekzekutivi e ndërton kokë poshtë piramidën, unë nuk e kuptoj se gjykata nuk mund të ndërhyjë. Në ç’kuptim? Piramida parashikon rrogën më të lartë kreut të shtetit. Piramida ka një shkallare me disa shkallë.

Nëqoftëse ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij, që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar në sistemin e drejtësië nga kufiri Slloveni-Austri gjer në Qipro, atëherë ai ka bërë jo piramidë të rrogave në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por ka bërë një piramidë në përputhje me interesat e tij personale, të cilën nuk mund ta bënte kurrë. 

Vërtetë ajo është kompetencë ekskluzive, por vërtetë ekzekutivi është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në përputhje me parimet, frymën dhe gërmën e ligjit. 
Edi Rama ka shkelmuar me dy këmbët e tij ligjin. I ka vu mercenarit të SKAPI-t rrogën 7 mijë euro. Një delinkuenti, se kjo tribunë këtu do të vazhdojë, vetëm kini durim. Një delinkuenti i ka vënë rrugën 7 mijë euro. Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj,” tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *