Me rreth 1000 fidanë të dhuruar nga Partia Agrare Ambientaliste ka nisur sezoni i pyllëzimit të sipërfaqes së djegur në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës. Kreu i PAA Agron Duka tha se ky është një premtim i mbajtur ndërsa ftoi të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për pyllëzimin.

Ndërsa për Kyebashkiakun e Fierit ky është një proces që do të vijojë dhe deri në muajin Maj pritet të mbillen rreth 5 mijë fidanë.

Për Drejtoren e Zonave të Mbrojtura Daniela Pirushi kjo është një nismë që do të vijojë në disa faza deri në pyllëzimin dhe rivitalizimin e zonës së dëmtuar.

Në mbjelljen e Fidanëve mori pjesë edhe drejtuesi politik i Qarkut Fier njëkohësisht Ministër i Brendshëm Taulant Balla. Sipas Ballës zjarret nuk vijnë rastësisht, por nga dora e njëriut dhe policia gjatë vitit ka shoqëruar 100 persona për zjarrvënie ndërsa ka arrestuar rreth 50 prej tyre.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ESYUYVYVYa8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *