Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur një grevë të përkohshme, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë” dhe “Rrogën tonë e kërkojmë”.
Sipas raportimeve, punëtorët nuk kanë marrë pagat e tyre për muajin nëntor dhe kanë kërkuar zgjidhje nga Qeveria që nga fillimi i muajit, por pa rezultat. Ata kanë kontaktuar edhe institucionet e tjera të vendit, por deri më tani nuk ka pasur zgjidhje.
Greva, e cila filloi në orën 11:00, është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00, derisa punëtorët të marrin pagat e tyre.
