Emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme janë zbardhur. Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë:
1. Endri Doda
2. Ervin Cani
3. Akil Kërtusha
4. Blerim Heta
5. Bujar Muça
6. Maksim Suci alias Lika
7. Stefan Mehmeti
8. Ergys Tusha
9. Jurgers Mullahi
10. Hanson Mullahi
Operacioni i befasishëm u zhvillua mesditën e djeshme në Elbasan, e si rezultat ka çuar në arrestimin e 10 personave, pas një hetimi disa mujor të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. Sipas uniformave blu, ndërhyrja është kryer në një nga lokalet e njohura të qytetit, në segmentin rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, ku dyshohej se frekuentohej nga persona me precedentë penalë.
Gjatë operacionit, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, duke shkaktuar një përshkallëzim të situatës dhe detyruar ndërhyrjen e forcave të shumta policore për neutralizimin e tyre. Policia e Elbasanit bëri të ditur se hetimet vijojnë, për të përcaktuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo në qytete të tjera të vendit.
Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen kontrolle të mëtejshme dhe të merren në pyetje persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni. Autoritetet kanë theksuar vendosmërinë për të luftuar aktivitetin e paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë publike në qytet
