22 personat e arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë kanë dalë këtë të premte para Gjykatës.

Bëhet fjalë për shtetasit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja, mes tyre punonjës të One Albania dhe Wolt.

Sipas raportimeve bëhet me dije se ky grup është futur në kurth nga agjentë të infiltruar. Sipas dosjes së publikuar nga TCH, rezulton se agjentët janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në të gjithë kryeqytetin.

Një nga episodet, ku personi i infiltruar është paraqitur me emrin Kristi, bisedon me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.

Pjesë nga bisedat

Kristi i shkruan Valerjos Bushi:

Kristi; Ome vllai

Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher

– Se kishte aty, ca lloji që më the?

– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor

– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

Në dosje janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me policë të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin.

Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:

• Hasan: Hajde këtej hajde?

• Renaldo Dalipi: Si je me?

• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?

• Renaldo Dalipi: O…

• Hasan: Hë mor burr.

• Renaldo Dalipi: Ku je ti?

• Hasan: …

• Renaldo Dalipi: …Ta çoj un

• Hasan: Ça do m’çosh ti tashi e

• Renaldo Dalipi: Kaloj un urën tashi o zemra. Hajt se flim prap.

Komunikimi i dytë, blerja e simuluar: Engelbert Pjetri, i arrestuar, dhe i infiltruari me emrin Rei:

• Engelbert Pjetri: Për 10 minuta, ti do nji t’modhe? (subjekti dëgjohet në sfond që flet me dikë tjetër).

• Rei: Na ma jep dhe mu nji.

• Engelbert Pjetri: Prit 10 minuta mos merr më asnji mo…

• Rei: …

• Engelbert Pjetri: Prit për 10 minuta, ka mbaruar…

Bisedë tjetër midis bashkëpunëtorit të policisë Rei dhe i arrestuari Engelbert Pjetrit:

Kjo bisedë lidhet me blerjen e simuluar të datës 02.12.2025 në bulevardin “Bajram Curri”:

• Rei: O vëlla si kalove?

• Engelbert Pjetri: …

• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?

• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!

• Rei: Njëqind lek kisha!

• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …

Blerja e simuluar: i arrestuari Armandi Hajdini dhe “Genti”

Kjo bisedë ka ndodhur më datë 26.11.2025 rreth orës 20:29:

• Genti: Ke mall t’vogël apo, a është gjo tamam o vlla se kam tërë natën që jam bo nga… cop cop e mos na fikso kot o vlla se kam edhe rob në shpi mos ja fut k…

• Armandi Hajdini: … s’ka.

• Genti: Amon mo tkeqen.

• Armandi Hajdini: Ça je tu bo ti?

• Genti: Hiç o vlla.

• Armandi Hajdini: Që dje tu pi.

• Genti: Po, m’ka qëllu e keqe prandaj a osht gjo tamam? Po t’pys tamam e kom seriozisht po t’flas tamam?

• Armandi Hajdini: Ik, se ngjohena në telefon./Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *