Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mund të ndryshojë destinacion këtë verë, në një kohë kur sheikët e Katarit vijojnë të insistojnë fuqishëm për të siguruar kartonin e tij. Kjo është vera e dytë radhazi që ekipi i Al Rayyan paraqitet në dyert e Atalantës me një ofertë zyrtare.

Nga Italia, mediat bëjnë me dije se përfaqësues të klubit nga Katari i kanë vendosur në tavolinë ekipit bergmask 12 milionë euro.

Xhimi

Kjo është një shifër e kënaqshme për një 32-vjeçar, për më tepër që Gjimshiti futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye ekipi bergamask është gati të lë të lirë liderin e tyre historik në prapavijë, për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas.

Në këtë rast, topi është në këmbët e Gjimshitit, është ai i cili do të vendos, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, në Serie A, apo të pranojë ofertën nga Katari, e cila në terma financiare është e pa rezistueshme. Për Gjimshitin, ky është mbase shansi i fundit për të firmosur një kontratë speciale, shumë të mirë në aspektin ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds