Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në terren teksa shihej sërish me dokumente e bllok shënimi në duar. Një moment një e moshuar ka kërkuar që të takojë vetë kryeministrin. Ajo u pa teksa përpiqej të shkojë pas Ramës duke e thërritur këtë të fundit në emër me zë të lartë.
Edhe pse ndodhej shumë pranë saj, Rama vijoi i qetë rrugën e tij ndërsa Garda dhe policia pengonin fizikisht të moshuarën. Pas shumë e shumë thirrjesh dhe pas shumë hapash duke dëgjuar thirrjet e dëshpëruara të gruas, Rama zgjedh të ndalojë. Ai i drejtohet asaj ashpër duke i thënë “Ça ke që bërtet”.