Republika e Kosovës feston sot 16 vjetorin e Pavarësisë. Kur Kosova feston, festojmë edhe ne, pasi  edhe pse jemi dy shtete, jemi një komb me një gjuhë e një kulture.

Nxënësit e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizuan një aktivitet për këtë ditë në ambientet e shkollës. Shteti i Kosovës dhe dëshmorët që dhanë jetën për liri dhe pavarësi për krijimin e këtij shteti kujtohen me krenari nga nxënësit dhe mësuesit në esetë, vargjet dhe këngët e tyre.

Më 17 shkurt të vitit 2008 ora 15:39, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri krijimin e shtetit të pavarur sovran dhe demokratik. Ajo ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për shqiptarët e Kosovës, pasi për vite me radhë ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”awDrdS-xb6g”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds