Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’.
Ndër të tjera ai tha se Altin Dumani ‘nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, pasi i dukeshin si shtiza’.
“Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori iu pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare. Në gjuhën e trupit ai ‘Fliste si i kapur’”, u shpreh Berisha.
