Shqipëria luan shansin e parë për t’u kualifikuar për herë të parë për një Kampionat Botëror, teksa të enjten e 26 marsit do të ndeshet në Varshavë përballë Polonisë.

Pasi zbuloi listën e lojtarëve të grumbulluar për finalet e play-off-it, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat zgjedhjet e bëra në këtë listë, ku u ndal te rikthimet e Muçit dhe Mehmetit, po ashtu edhe te dy lojtarët e rinj, Pllanan dhe Pilo.

“Unë nuk kam qejf të qaj ose të ankohem. Rey Manaj ka bërë shumë mirë me ne, por duhet të përshtatemi me situatën. Kemi dhe lojtarë të tjerë. Është edhe Daku, i cili nuk ka luajtur që në 2025-ën. Kemi rivlerësuar dhe kemi ftuar lojtarë të tjerë. Pllana dhe Pilo janë lojtarë që ne kemi kohë që i studiojmë dhe i ndjekim. Prandaj kemi grumbulluar 26 lojtarë, për t’i parë dhe për t’i vlerësuar të gjithë.

Nuk duhet të qajmë, duhet të shohim përpara. Kishim kohë që mendonim për lojtarët që do të grumbullonim. Siç e thashë edhe më parë, duhet të përshtatemi me lojtarët. Muçin unë e shoh sulmues. Në fushë, ai është një lojtar që shënon, ka tipare ofensive. Sa i përket Mehmetit, është një lojtar që ne e kemi sjellë në Kombëtare tre vite më parë. Atë e shohim si sulmues krahu, ndërsa Muçin si sulmues. Kur nuk ke një ‘pykë’, duhet të përshtatesh. Lojtari që ka shënuar më shumë në këto tre vite është Nedim Bajrami. Kemi dhe opsione të tjera për të zëvendësuar Manajn, që luajnë pas numrit 9, si Asani, Uzuni ose Mehmeti”, tha Sylvinho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds