Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, ka reaguar me një mesazh emocional pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij André, duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe solidaritetin me familjen e sulmuesit portugez.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi: “Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni.”

Mesazhi i Cristiano Ronaldos, i cili ka ndarë fushën me Jotën në dhjetëra ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë, vjen në një moment zie për mbarë komunitetin sportiv. Vdekja e Jotës në një aksident tragjik rrugor në Spanjë, vetëm disa ditë pas martesës së tij me Rute Cardoso, ka lënë të pikëlluar fansat dhe bashkëlojtarët anembanë botës.

Reagimi i Ronaldos është vetëm një nga shumë mesazhet publike që kanë vërshuar në rrjetet sociale nga sportistë, klube dhe personalitete që kanë njohur nga afër njeriun dhe sportistin Diogo Jota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds