Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Në datë 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci ka shpjeguar se Erion Veliaj i ka kërkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mbërritjes në SPAK dhe pas daljes së tij nga ambientet ku u njoh me vendimin. Ky shtetas shpjegon se “Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një Pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Unë ia dhashë, dhe foli më vëllanë e tij. Këtë gjë e di se e kam verifikuar më vonë.
Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin.