Gjatë edicionit të dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë ndërkombëtare, i është kundërpërgjigjur akuzave për Shqipërinë, për trafikantët dhe korrupsionin.

“Për gjithkënd që thotë jemi më të këqij, i them shihni veten”, u shpreh Rama në fjalën e tij, duke shtuar se vendi ynë ka përparuar dhe po lë pas korrupsionin e krimin e organizuar.

“Nuk do të përmend trafikantët, xhirot dhe qarkullimin e drogës nëpër botë, nuk do të bëj asnjë lloj krahasimi. Kjo nuk do të thotë se jemi më të mirë se të gjithë. Por për gjithkënd që thotë jemi më të këqij, i them shihni veten, dhe le të bëjmë punën tonë, më të mirën. Ne po e bëjmë, po bëhemi çdo ditë e më të mirë.

Sot si dëshmi ndryshimi, kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi, me pak milionë turistë, 300-400 mln investime të huaja të drejtpërdrejta, në një vend me shumë më tepër muaj turizmi, me 12 mln turistë, dhe 1.6 mld investime të drejtpërdrejta në vit. Nuk më duket një vend që po vuan nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, por po më duket një vend që po i lë pas, ky është fakt.

Në fakt do të isha shumë i lumtur nëse do të bëhej një votim i fshehtë këtu, do të doja votim për ata që investojnë në Shqipëri, më një pyetje shumë të thjeshtë, a keni pasur raste të korrupsionit në vendin tonë, jam i bindur që do të marr përgjigjet me 98% jo. Ne synojmë ta bëjmë 100%. Të gjithë ata që këndojnë këtë refren çdo ditë, u them të ndalen”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds