Izraeli ka reaguar pas deklaratave nga ushtria Iraniane, se është sulmuar zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
The Times of Izrael raporton se si pasojë e sulmeve nuk ka mbetur asnjë person i plagosur.
Garda Revolucionare Iraniane deklaroi më parë se sulmi i tyre i fundit me raketa shënjestroi zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore Izraelite.
“Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore të regjimit u sulmuan dhe u dëmtuan rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa Khyber në valën e dhjetë. Tani, fati i Kryeministrit të regjimit sionist është në një re pasigurie”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
