Dita e sotme shënon 81-vjetorin e çlirimit të Lushnjës nga pushtuesit nazistë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por në festimet e kësaj date të shënuar për qytetin tonë nuk kanë munguar nostalgjikët e diktaturës komuniste, të cilët janë pensionistë dhe kanë qënë të pranishëm këtë sot në Varrezat e Dëshmorëve, për ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve të Lushnjës.
