Nisur nga zjarri shkatërrues i rënë pak ditë më parë në qytetin e Lushnjës, ku u shënuan dëme të shumta materiale dhe ku u rrezikuan jetë njerëzish, Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononocim për mediat tha se ka nisur tashmë një inspektim për masat kundër zjarrit në të gjitha mjediset me frekuentim të lartë si edhe në pallate dhe banesa.

Ndërkohë sipas Ballës 11 automjete do t’i shtohen këtë vit flotës së automjeteve zjarrfikës.  Dy mjeeë të reja bashkëkohorë do jenë një për Bashkinë Fier dhe një për Bashkinë Lushnjë.

Këto deklarata Ministri Balla i bëri nga qyteti  i Fierit, ku pati një takim më drejtuesit e  bashkive të këtij qarku në lidhje më prioritetet e investimeve të këtij viti.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”lF-Q7LSiDlI”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *