“Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”. Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të. Dodaj është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, por dhe në qendër, shtoi ndër të tjera ekipi CSKA-s së Sofjes. Kevin Dodaj bëhet lojtari i dytë shqiptar që vesh fanellën e CSKA-s pasi më herët ka luajtur edhe ish futbollisti i Kombëtares, Altin Haxhi.

Dodaj u largua nga Vllaznisë si hero pasi ishte protagonist absolut në përmbysjen përballë Daugavpils, duke i dhuruar kuqebluve një biletë për në turin e dytë të Conference League. Mësohet se Vllaznia ka përfituar afro 450 mijë euro nga shitja e Dodaj, plus arritën të ruanin edhe 15% të kartonit. Menjëherë pasi CASKA bëri zyrtare afrimin e Dodaj reagoi edhe klubit i Vllanzisë duke i uruar talentin shkodran suksese në këtë aventurë të re.

Jo vetëm në radhët e Vllaznisë, të gjithë shpresojë që Kevin të rritet akoma si lojtar në një klub të madh si CASKA pasi është pjesë e ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds