Një makinë ka përplasur një turmë të njerëzish në Gjermani. Sipas raporteve fillestare, raportohet se të paktën 27 persona janë lënduar, mes tyre edhe fëmijë. Dy nga të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa në rrezik është edhe jeta e një fëmije.
Incidenti ndodhi gjatë një demonstrate nga sindikata e punëtorëve Verdi për pagat në Dachauer Straße, rruga më e madhe e Mynihut. Në pikën ku ishin mbledhur rreth 2500 persona, forca të forta policore dhe ambulanca nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Autoritetet besojnë se makina Mini Cooper u fut qëllimisht në protestuesit.
Një dëshmitar okular raportoi se shoferi, një 24-vjeçar afgan u fut me dashje makinën në turmë. Dëshmitarë të tjerë kanë folur edhe për dy persona brenda automjetit dhe të shtëna nga policia, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.