Një baba 49 vjeçar banues në fshatin Pluk është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lushnjë.  A. D., 49 vjeç ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Ndërkohë R. Q., 30 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën po procedohet në gjendje të lirë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi, shtetasi R. Q, banues në Kuçovë.

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-I. F., 43 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

-2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi duke drejtuar 2 automjete, pa leje drejtimi, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë automjetet kanë dalë nga rruga.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B.(G)., 26 vjeç, dhe A. G., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar dhe djalin e tij të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”nwRXhLbJGTI”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds