Një aksident me vdekje ka ndodhur  mesditën e sotme  në aksin rrugor Berat Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çukas ku një 63 vjeçar nga Durrësi ka mbetur i vdekur ne vendngjarje.

 Shtetasi me iniciale N.H, ka qënë duke udhëtuar drejt Lushnjës dhe në një pikë të rrugës pasi ka lënë makinën e tij me targa AA 481 CM në anë të rrugës ka dalë nga ana tjetër për të mbledhur bar dhe lakra në një parcelë.

 Në momentin që ka dashur të kthehet në makinë e të vazhdojë rrugën drejt destinacionit të tij, është përplasur nga makina me targa AA 273 PM e drejtuar nga shtetasi me iniciale G.I. Përplasja ka qenë fatale dhe 63 vjeçari nga Durrësi ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po dokumenton ngjarjen dhe disiplinon trafikun, ndërsa është ndaluar shtetasi me iniciale G.I, banues në Poshnje.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds