Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, për të verifikuar zbatimin e ligjit, si dhe të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Për këtë rast u arrestua shtetasi J. H., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e marrë me qira, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, me disa llogari aktive në 2 celularët e tij, për vënien e basteve sportive.

2 celularët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”BIPgtXP608s”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *