64 shkolla në Prishtinë kanë filluar vitin e ri shkollor me mbi 37 mijë nxënës që do të ndjekin procesin mësimor. Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama gjatë një vizite në shkollën fillore të mesme “Faik Konica” tha se shkollat janë pajisur me kurrikula digjitale, të cilat sipas tij do ta lehtësojnë mësimdhënien.

Sinkron: ‘Po fillojmë një vit të ri shkollor, 37 mijë e 667 nxënës sot kanë filluar shkollën në 64 objekte në gjithë kryeqytetin. Pra, është një fillim i mirëfilltë. E dini që tash ne kemi përgatitur kurrikulat digjitale në secilën shkollë, panelet e mençura po ashtu në secilën klasë. Prandaj, edhe nëse i kanë librat apo si kanë librat ne jemi të gatshëm me kurrikulat digjitale. Kjo është ndihmesë e madhe për secilin fëmijë”.

Drejtori i Arsimit Samir Shahini, u shpreh se këtë vit mësimi i plotë ka nisur në 12 shkolla të Prishtinës, përfshirë edhe disa në fshatra.

 Sinkron: “Kjo është festë masive në kryeqytet, jemi të lumtur që jemi pjesë e saj, çdo ditë pa pushim edhe gjatë verës duhet të shtojmë faktin që pikërisht këtu në ‘Faik Konica’ ka filluar mësimi tërëditor në kryeqytet, tash nga këtu kemi 12 shkolla në total në fshatra”.

Tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën mbulohen nga Qeveria e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *