Dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor, ka nisur sot në mbarë vendin shpërndarja e librave falas për nxënësit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se këtë vit do të përfitojnë rreth 236 mijë fëmijë.

“Mirëmëngjes dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *