Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Fjalën e ka marrë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kosova u bë shtet për të mbrojtur të vërtetën, populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka, në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë. Në këtë përvjetor me mirënjohje dua të falënderoj aleatët tanë, SHBA, çdo shtet europian që qëndruan krah Kosovë sikur liria dukej e largët dhe e pamundur. Sot pas 18 vitesh kemi arrti shumë, por kemi dhe shumë rrugë përpara.”, u shpreh Osmani.

Prezent ishte dhe Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili ndër të tjera tha “Sot Kosova mbush 18 vjeç, në moshën e njeriut është mosha e pjekurisë. Kosova ishte vendi ku liria vritej, sot është vendi ku liria frymëzon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds