Me fondet e qeverisë shqiptare ka nisur puna për rikonstruksionin total të segmentit rrugor që fillon në Spolata dhe vazhdon në drejtim të Grabjanit duke përshkruar mespërmes fshatin Dushk-Can, Shënkollas, Hallvaxhias, Gërmenj i madh, Gërmenj i vogël, Biçukas dhe përfundon në rrugën nacionale Divjakë – Çermë. Rruga që përshkon kodrat e kurorës së Gjenerukës, përveçse i vjen në ndihmë banorëve të këtyre fshatrave duke shkurtuar kohën e lëvizjes gjatë veprimtarisë së tyre ekonomiko – shoqërore, do të jetë dhe një atraksion piktoresk turistik. Segmenti në fjalë do të jetë tërësisht i asfaltuar dhe në të gjitha qëndrat e banuara, atje ku mungojnë do të ketë trotuare dhe ndriçim. Në përfundim sipas Kryetarit të Bashkisë Divjakë zotit Josif Gorrea rruga do të jetë një lehtësim i madh për zonat ku ajo kalon.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”C1_XVeqS32w”]
