Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në vendin tonë ka nisur ditën e sotme. Gjyqtarët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Pas përfunditmit të mbledhjes pritet që gjyqtarët të komunikojnë për mediat, vendimet që do merren në mbledhje.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *