Minatorët e Spaçit po protestojnë sot para Kuvendit të Shqipërisë.
Ata njëzëri kanë parashtruar disa kërkesa para Kuvendit, ndërsa theksojnë se kërkojnë statutin e minatorit. Minatorët deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protestat.
“Kërkojmë të drejtat tona. Duam atë që na takon nga shteti shqiptar. Duam kontrata kolektive.”, tha një protestues.
