Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë së Himarës, pasi dyshohet se ka kryerë disa vepra penale si përndjekje, dhuna në familje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Ai ka përndjekur vazhdimisht një punonjëse të policisë në komisariatin e Vlorës prej kohësh, ndërkohë që Policia e Vlorës e ka shpallur në kërkim policin.

Ndërkohë që historia e dy punonjësve të policisë ka nisur kohë më para, kur u pezulluan nga detyra për një periudhë kohe, pasi në rrjetet sociale u publikua një foto që të dy këta punonjës policie gjatë shërbimit po putheshin në makinën e Policisë së Shtetit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2022. Prej një periudhe kohë të dy u pezulluan nga detyra, por kanë rifilluar sërish.

Festim Xhafa është transferuar në komisariatin e Himarës me detyrë inspektor, ndërsa Viola Çuka ka rinisur punë në drejtorinë e Policisë së Vlorës si punonjëse e policisë së rendit.

Por mesa duket Festimi ka vijuar me Violën duke e përndjekur derisa e ka përplasur me makinë automjetin e saj dhe është larguar dhe shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës.

Ndërkohë që punonjësja e policisë ka bërë kallëzim, ai është shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds