Surpriza para nisjes së Samitit Evropian në Tiranë ishte video e krijuar me AI ku liderët evropianë të shndërrruar në “bebe” përshëndesin në gjuhët e tyre Shqipërinë si vendi mikpritës.

Kjo ide e veçantë e organizatorëve të Samitit ka shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve, ku ka spikatur Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila e ka përcjellë me të qeshur të gjithë shfaqjen e përshëndetjeve të “fëmijëve” liderë evropianë.

Të qeshura ka shkaktuar përshëndetja e “bebi” Erdogan, Macron dhe në fund Rama si mikpritës i Samitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds