Nga një janari i vitit të ardhshëm Kosova bëhet pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza, e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më 19 prill në Parlamentin Evropian u nënshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që shënoi edhe hapin e fundit të procesit të liberalizimit të vizave.

Autoritetet në Kosovë kanë organizuar një fushatë disa javëshe për informimin e saktë të qytetarëve mbi lehtësitë dhe kufizimet që sjell liberalizimi i vizave.

Regjimi nënkupton mundësi udhëtimi pa viza deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen, por nuk është leje pune.

Por, krahas dobive nga udhëtimi pa viza, bizneset në Kosovë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e largimit të fuqisë punëtorë.

Në një raport të publikuar nga “Instituti Riinvest” në Prishtinë lidhur me dinamikën e tregut të punës thuhet se migrimi i punonjësve mbetet problemi kryesor me të cilin përballen bizneset në vend. Bizneset presin që rreth 33 për qind e punonjësve mund të migrojnë pas një janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds