Në ditën e tretë té përballjes me flakët, zjarri  në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër është neutralizuar. Sipas përgjegjësit të mbrojtjes civile pranë prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, dy vatrat aktive janë vënë nën kontroll falë ndihmës së 30 forcave të ushtrisë të cilët i janë bashkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm  operacionit pẽr shuarjen e flakëve me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. Deri tani përllogaritet një sipërfaqe prej 100 ha e përshkruar nga zjarri ka thënë Ymeraj nděrsa ka theksuar se vatra e parë është aktivizuar në ullishten e një fermeri gjatë djegies së barërave , ndaj Ymeraj ka apeluar për gjithë fermerët kujdes të shtuar, pasi flakët mund t’u dalin jashtë kontrollit duke shkaktuar dẽme të mëdha.

Ndërkohë flakët që përshkuan më herët kodrat e Belishovës pas përhapjes së shpejtë të tyre nga Drenova janë vënë gjithashtu nën kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *