Duke nisur nga nesër, sipas parashikimit të meteorologëve do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 6 gradë. Fundjava do t’i surprizojë pushuesit me shi në plazh.

Të nxehtin e ditëve që kaluam i cili ka qenë maksimumi 36 gradë, do ta lemë pas vetëm për këtë fundjavë. E shtuna do të sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave, ku vlera maksimale e temperaturave do të jetë 30-31 gradë. Do të ketë reshje shiu sidomos në mesditë në të gjithë territorin shqiptar duke nisur nga nesër. Në zonat e izoluara nuk do të mungojë dhe mundësia për breshër. Kjo situatë do të zgjasë vetëm 24 orë, me rrebeshe. Për fat të mirë, duke nisur nga e hëna, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Në zonat bregdetare, do të ketë temperatura të mira. Vlerat në bregdet për këtë periudhë do të jenë 30-32 gradë celsius.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *