Ora dimërore hyn në fuqi nesër në gjithë Evropën. Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa, në orën 03:00 të mëngjesit të 29 tetorit, duke shënuar orën 02:00 dhe u mundëson njerëzve një orë më shumë gjumë.

Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në javën e fundit të marsit dhe është një proces që kryhet  në gjithë Evropën. Me orën dimërore pakësohen orët me dritë dhe zgjaten ato me errësirë. Ndryshimi i orës u vendos si ligj evropian në vitin 1981, pasi më parë në Europë nuk përdorej për të gjitha shtetet europiane, por filloi të aplikohej nga të gjithë në vitin 1974 pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian dhe në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore. Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që për momentin do të vazhdojë si më parë, akrepat do të zhvendosen një orë pas nga e shtuna në të dielën.

Kurse sa u përket aparateve celularëve smart, ata e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”uZznN6cU_7Y”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *