Festivali i 33 i Këngës për Fëmijë  do të zhvillohet nesër, në datën 22 në sallën e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” dhe organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve me mbështetjen e Bashkisë. Drejtori i Festivalit është Saimir Bahja, Udhëheqës Artistik Valbona Hekurani, Regjisor muzike Skënder Gjyla, Regjisor Shahin Petritaj dhe Koreografia Leonard Syziu e Enkelejda Puka.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Saimir Bahja na tregoi që rrugën ky festival e rifilloi vjet pas një shkëputje 10 vjeçare. Autorët e këngëve nuk janë vetëm nga Lushnja, por edhe nga qytete të tjera. Në këtë moment që po flasim provat vazhdojnë, tha zoti Bahja.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”JipPakUzUCQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *