Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social facebook, ka akuzuar kundërshtarin e tij politik, se po mbron korrupsionin e Belinda Ballukut pasi është vetë i përfshirë në të.

Berisha tha se nga 300 apartamente që i janë zbuluar Ballukut, gjysma e tyre i përkasin Ramës.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestën e 22 dhjetorit pasi qeveria është organizatë kriminale.

“Java ishte java e zbulimeve më të zeza për Ramën e qeverinë shqiptare, java shënon një kthesë të madhe në ndërgjegjen e cdo shqiptari, për largimin e këyre që kanë përvetësuar taksat e shqiptarëve. Dua të them me bindje që këto zbulime që asnjë shqiptar smund ta imagjinoje janë një thirrje për tu ngritur dhe ti rezervojmë kësaj organizate kriminale fundin e turpshëm që meritojnë sa më parë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve që ndiqni këtë bisedë të përjavshme në rrjetet e mia sociale.

Mendoj se kjo javë është karakterizuar nga zhvillime dhe zbulime, të cilat ndoshta kanë tejkaluar shumë imagjinatën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.

Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.

Ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera.

Që një ministre, në një hark kohor të shkurtër, të bëhet me 300 apartamente, të gjitha duke i blerë me paratë tuaja, duke u dhënë tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra një pasurim të tillë marramendës mund të gjendet vetëm në diktaturat e dikurshme afrikane.

Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku janë një dhe të pandarë, dhe në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se në vlerë, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *