Muaji nëntor i këtij viti ka shënuar një numër të lartë aksidentesh. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit nëntor të këtij viti ndodhën 167 aksidente rrugore nga 92 të një viti më parë. Kemi një rritje me 81,5%. Shumica e aksidente kanë ndodhur si pasojë e drejtimit të gabuar të shoferëve të mjeteve, ku në 88% të raste janë shkaktarët kryesore, ndërkohë janë ulur aksidentet për shkak të këmbësorit. Në shumicën e aksidenteve janë përfshirë drejtues mjetesh të moshës 25-34 vjeç duke zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Sa i takon ditëve të javës e mërkura mund të konsiderohet edhe si dita më problematike e aksidenteve, pasi gjatë muajit nëntor, ditën e mërkurë ndodhën 19,8% të aksidenteve, ndërkohë që më pak aksidente ndodhën gjatë së hënës, 8.9%.
Referuar INSTAT-it, për një periudhë 11 mujore nga janari në nëntor të vitit 2023, ka pasur 6.4% më shumë aksidente, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përgjatë 11 muajve të këtij viti, sipas INSTAT dhe janë rritur aksidentet e shkaktuara nga sjellja e drejtuesit të mjetit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”sZ9yGZ1QA7I”]
