Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin social “Facebook” mesazhin e nxënësve të Shkollës së Baletit, ndërsa u shpreh se “të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë gjuhës sonë”.
Pas viteve ’90, gjuha shqipe u përball me një sërë ndryshimesh qofshin ato politike, sociale, të cilat ndikuan drejtpërdrejtë në çështjet gjuhësore.
Muaji nëntor sjell në kujtesë një ngjarje të rëndësishme, Kongresin e Manastirit, i cili është zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
22 nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.
Kongresi i Manastirit konsiderohet ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.
Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.
