Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të lartë turistësh të cilët zgjedhin vendin ton si destinacion për të pushuar. Vetëm përgjatë muajit prill të këtij viti janë futur në territorin e vendit rreth 1 milionë e 400 shtetas shqiptarë dhe të huaj, osë rreth 21 për qind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga këto shifra 609 mijë janë shtetas shqiptarë, ndërsa rreth 795 mijë janë shtetas të huaj, osë 29 për qind më shumë se prilli i vitit të kaluar. Bazuar tek të dhënat zyrtare vetëm gjatë prillit dolën nga vendi 613 mijë shtetas shqiptarë duke shënuar rritje me 8.8 për qind krahasuar me të njëjtin e muaj të vitit 2023. Numri më i lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri vjen nga Europa, pasuar nga Amerika dhe më pas Azia Lindore. Arsyet kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë për qëllime personale, për pushime,vizitë tek të afërm si dhe për biznes dhe qëllime profesionale. Rritja e këtyre shifrave ka një sërë motivesh, ku promovimi që tashmë i bëhet turizmit renditet në vend të parë, por edhe eksperiencat e turistëve të tjerë të cilët i publikojnë në rrjete sociale, duke tërhequr kështu një numër gjithnjë e në rritje të personave që zgjehdin të vizitojnë Shqipërinë. Sakaq nuk mungojnë as artikujt në mediat e huaja të cilat i dedikojnë shkrime bukurive dhe atraksioneve që ofron vendi.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”8cjFcqF4sYs”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds