Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje se përveç farsës duhet edhe një analizë në PD dhe një riorganizim pasi kështu nuk mundet Rama.
Ai ka deklaruar se asgjë nuk do ta ndalojë PD që të bëjë analizën në lidhje me zgjedhjet, por se momentalisht është e fokusuar në publikimin e të dhënave të pakundërshtueshme në lidhje me farsën elektorale.
Berisha: PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarin ën e saj në dritën e të vërtetës. Në këtë periudhë PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale me prova të pakundërshtueshme, por kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturave e veta. Kambanat po bien për farsën elektorale.