Në njësinë administrative Hysgjokaj ditën e sotme u organizua festa “Sofra e Darsisë”. Ky panair u organizuar në ambjentet e jashtme të shkollës “Zyber Sharka”Hysgjokaj.Në këtë panair agroturistik kanë marrë pjesë fermerë të zonës nga e gjithë Darsia,por jo vetëm .
Njësia administrative Hysgjokaj është e njohur për prodhimin e perimeve në sera ,duke patur numrin më të madh të serave në rrethin e Lushnjës , si dhe për prodhimin e vajit të ullirit.
Fermerët kanë shfrytëzuar këtë panair për të ekspozuar prodhimet bio në perime , vajin e ullirit dhe agrume. Ata shprehen se panaire të tilla u vijnë në ndihmë jo vetëm për të ekspozuar prodhimet e fermave të tyre por dhe për lidhjen e kontratave të shitjes.
Aktiviteti u organizuar nga njësia administrative në bashkpunim me shkollën e mesme ,nxënësit e së cilës të ndihmuar nga prindërit e tyre kishin sjell gatime tradicionale të zonës, veshje dhe punime dore,madje kishte dhe nxënës që ekspozuan pikturat e tyre.
E pranishme në këtë panair ishte dhe kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa,zv kryetarja e këshillit bashkiak Kozeta Guçi,nën kryetari i bashkisë Elton Korreshi ,drejtoresha e arsimit Lushnjë Zeniola Hoxha etj.
Në fjalën përshëndetëse znj Sefa foli për vlerat dhe traditat që ka zona e darsisë.
Festa ka vazhduar me një koncert me valle tradicionale të zonës nga nxënësit e shkollës .