Prej disa muajsh e kanë mbifaturuar për energjinë elektrike dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë situat. Kjo është problematika me të cilën hasen shumë banorë të zonës në Ngurrëz,pasi askush nuk shkon të shohë sahatet sesa kanë harxhuar. Këtë fakt, një prej banorëve vendosi t’a bëjë publik. Lulzim Zonja shprehet se edhe pse nuk harxhon energji elektrike është mbifaturuar me mbi 860 kilovat.
Lulzimi shprehet se në zonë ka shumë banorë që kanë të njëjtin problem por nuk e ngrenë zërin kundër padrejtësisë.
Ka shkuar të sqarojë situatën në zyrat e OSHE-së në Lushnjë por edhe pse pranojnë se e kanë mbifaturuar ai duhet të paguajë çka nuk e ka konsumuar.
Po kështu linja me të cilën furnizohen me energji elektrike është jashtë çdo standardi dhe ai vetë shkon me mjete rrethanore të pastrojë kallamat që dëmtojnë fijet përcjellëse të linjës së energjisë elektrike.
Sipas Lulzim Zonjës, edhe pse ka organikë për leximin e sahateve në këtë zonë nuk shkon askush të kryejë këtë proçes por shënohen vlera mbi normalen dhe banorët duhet të paguajnë çka nuk konsumojnë.
Pasi kërkuam një prononcim në lidhje me raste të tilla të mbifaturimit, nga ana e drejtuesve të OSHE Lushnjë na u tha se qytetarët abonentë që janë mbifaturuar duhet të bëjnë një kërkesë pranë zyrave të OSShE Lushnjë në mënyrë që të sistemohet problematika e faturave të tyre.